“Ndryshimi politik është i pamundur pa ndryshuar PD-ja”, Salianji: Nuk e shoh opozitën si vend pune

“Ndryshimi politik është i pamundur pa ndryshuar PD-ja”, Salianji: Nuk e shoh opozitën si vend pune

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Oponencë”, ku komentoi zhvillimet e fundit në politikën e vendit. Ai u shpreh se opozita në çdo vend ka epërsi morale ndaj qeverisë, duke theksuar se kjo duhet të reflektohet edhe në mënyrën se si funksionon opozita në Shqipëri. Sipas tij, nëse qeveria nuk pranon mendimin ndryshe, atëherë është koha e opozitës qëe duhet të veprojë në të kundërt, duke dëgjuar dhe përfshirë të gjitha zërat. Salianji theksoi se bashkimi i opozitës duhet të jetë hapi i parë, i cili më pas duhet të pasohet nga hapja e partisë. Ai shtoi se, nëse Partia Demokratike do ta kishte ndërmarrë vetë këtë proces, ai nuk do të kishte iniciuar lëvizjen e tij politike. Më pas...