“Ndryshimi i madh për PD që të…”/ Ndrec Pjetri: SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, PS nuk e lejoi
Më i votuari i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë sot në një tryezë diskutimi me intelektualë në Tiranë, të organizuar nga deputeti Ervin Salianji. Gjatë fjalës së tij, Pjetri ngriti shqetësime mbi situatën politike dhe ekonomike në vend, duke e cilësuar atë një krizë të thellë që, sipas tij, po pengon zhvillimin dhe po nxit largimin e qytetarëve. Ai theksoi gjithashtu nevojën për ndryshim brenda Partisë Demokratike, si një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të saj në pushtet. Ndrec Pjetri: Kemi një qeveri e cila pjesën më të madhe ministrat i ka në burg, zv/kryeministrja u kërkua të arrestohej dhe, edhe sot nuk e lejojnë. Kemi një opozitë që nga zgjedhjet në zgjedhje thonë na vodhën....
Burimi:
sot.com.al