Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, zbardhen propozimet e Niko Peleshit
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dorëzuar një sërë propozimesh për ndryshimin e rregullores. Risitë kryesore të 18 amendamenteve janë transkriptimi i plotë i mbledhjeve të komisioneve, kartela “BE” për projektligjet europiane, monitorimi i rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe saktësimi i afateve procedurale. -Një risi është që Këshilli i Legjislacionit jo vetëm zgjeron kategorinë e çështjeve që merr në shqyrtim, por edhe vendos se kur u dërgon rekomandime nismëtarëve. Këta të fundit janë të detyruar të raportojnë për zbatimin e tyre në komisionin përgjegjës brenda afateve të Gjykatës Kushtetuese ose brenda 6 muajve. -Afati i thirrjes së seancës propozohet të mos jetë 7 ditë përpara, por 2. -Një ndryshim tjetër lidhet sërish me afatin e mbledhjes së komisioneve, pasi tashmë kur një komision të thirret...
Burimi:
javanews.al