Ndryshimet në qeveri, Presidenti Begaj dekreton shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj

Ndryshimet në qeveri, Presidenti Begaj dekreton shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj

Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot të gjithë ndryshimet e qeverisë të bëra nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë. “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të: Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes; Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme; Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë; Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të: Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër; Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; Z. Ermal...