Ndryshimet në qeveri/ Bushati: Janë fasadë, pushteti riciklohet për të shpëtuar veten
Pesë muaj pas zgjedhjeve që mazhoranca i cilësoi si fitore plebishitare, ndryshimet e thella në kabinetin qeveritar kanë hapur më shumë pikëpyetje sesa kanë dhënë përgjigje. Analisti Andi Bushati, argumentoi se thelbi i lëvizjeve nuk është reforma apo rifreskimi i ekipit, por menaxhimi politik i largimit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, ndonëse formalisht jashtë qeverisë, hija e saj duket ende e pranishme në përbërjen e re të kabinetit. Andi Bushati: Në kuptimin formal po e them, nuk ka një kuptim që pesë muaj pas zgjedhjeve, sidomos pas disa zgjedhjeve ku Partia Socialiste pretendon se ka marrë 83 mandate, pra një fitore sipas tyre plebishitare, të ndërrosh qeverinë për pesë muaj, sepse ata njerëz që kanë marrë detyrën në pesë muaj ende nuk janë provuar. Në...
Burimi:
ntv.al