Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) nuk do duhet të organizojë më tenderë për nevojat e aktivitetit të saj. Ky është propozimi i disa ndryshimeve ligjore të paraqitura në parlament nga deputeti socialist Erion Malaj, të cilat përfshijnë dhe mundësinë që pjesën operacionale, AKSHI, të krijojë shoqëri të përbashkëta ku shteti të ketë të paktën 51 për qind të aksioneve. Ndryshimet janë shoqëruar me pikëpyetje të ngritura më së shumti nga opozita, gjatë diskutimeve të hënën në Komisionin e Ligjeve dhe atë të sigurisë. Ajo që mbetet e paqartë është se si do të përzgjidhen kompanitë që do të hyjnë në partneritet me AKSHI-n,  për mirëmbajtjen e sistemeve të shumta qeveritare. Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është ndarja e aktivitetit të AKSHI-t si autoritet...