“Ndryshim skenari? Do të ketë…“/ Protesta e 20 shkurtit, Balliu flet për aksionin: Pjesëmarrja do të jetë më e lartë
“Protesta nuk do të ndalet”, kështu deklaroi deputeti i PD Klevis Balliu. Ai theksoi se pjesëmarrja do të jetë më e madhe dhe se qytetarët janë të vetëdijshëm që korrupsionin e kësaj qeverie. “Nesër nuk do jetë ndryshe nga herët të tjera, por do të ketë një rritje të pjesëmarrjes. Ne e shikojmë nga përgjigja që marrim. Ne bëjmë takime me qytetarët. Të gjithë deputetët, vecanërisht në Tiranë. Qytetarët janë të qartë që kjo është qeveri që duhet të ikë. Dhe ky aksion duhet të vazhdojë. Sepse nëse ajo protestë ndalon, atëherë qytetarët ngrenë pikëpyetje. Nuk përjashtohet ndryshimi i formës së protestës, nga bllokimi i rrugës. Qendrasa është një skenar”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al