“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH
Në 23 maj anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë. Evi Kokalari, një bashkë-udhëtare e Sali Berishës në fillimet e ‘Rithemelimit’ kur luftohej për t’i marrë partinë Lulzim Bashës, ka shpallur kandidaturën për kryetare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokalari teksa thekson se emri i saj figuron në Gjykatë si një nga themelueset e ‘Rithemelimit’, ka paralajmëruar Berishën se çdo vjedhje dhe manipulim vote në garën e 23 majit, do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan. Reagimi i Kokalarit: Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit. Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen...
Burimi:
javanews.al