Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen e së hënës në QSUT, duke rrezikuar jetën e pacientëve të ndodhur në reanimacion.  Ai ironizon qeverinë teksa thotë se incidenti që vuri në rrezik jetën e njerëzve është një “sukses” i shëndetësisë falas, i koncesioneve korruptive por edhe miliona eurove të investuara në energjitikë.  Meta e cilësoi këtë situatë si kriminale.  “Ky është “suksesi më i madh” i shëndetësisë falas, i koncensioneve korruptive dhe i qindra milion euro investime në sektorin energjitik. Vjedhja skizofrenike, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve edhe në spitale, është kriminale.”, shprehet presidenti i PL.  QSUT reagoi pas incidentit duke thënë se ndërprerja ka qenë e përkohshme dhe se aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht.  Shefi i Shërbimit...