‘Ndërkombëtarët po i kthejnë shpinën Ramës’, Spahia: Presioni po rritet, opozita forcon pozitat në arenën diplomatike
Ka një ndryshim thelbësor në qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj politikës shqiptare, me një riorientim të dukshëm në favor të opozitës. Ky ndryshim vjen si pasojë e një tabloje më të qartë që partnerët ndërkombëtarë kanë krijuar tashmë për situatën reale të demokracisë, nivelin e lartë të korrupsionit dhe lidhjet e krimit të organizuar me aparatin shtetëror. I ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto', deputeti i PD Bardh Spahia tha se ky zhvillim është rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe intensive për të paraqitur një pasqyrë reale të gjendjes në vend, duke kundërshtuar atë që përshkruhet si një fushatë dezinformimi e mirëorkestruar dhe e sponsorizuar nga mazhoranca qeverisëse. Për një kohë të gjatë, partnerët ndërkombëtarë ishin të keqinformuar ose të bombarduar nga një...
Burimi:
syri.net