“Ndërhyrja e Ramës në një hetim aktiv”/ Skandali ‘Balluku’, Gazment Bardhi: 3 të vërteta Këshilli i Mandateve duhet…

“Ndërhyrja e Ramës në një hetim aktiv”/ Skandali ‘Balluku’, Gazment Bardhi: 3 të vërteta Këshilli i Mandateve duhet…

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas Bardhit, ndërhyrja që Rama pretendon të bëjë në legjislacion, lidhur me pezullimin e Ballukut, tregon se ai po mbron pushtetin e korruptuar. Bardhi deklaroi se rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit dhe shtoi se qeveria dhe Kuvendi janë bërë bashkë kundër drejtësisë. Reagimi i plotë: 3 të vërteta për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv: 1. Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të korruptuar. Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit për të shpëtuar veten....