Ndarja nga jeta e demokratit Tomor Dosti, reagon Berisha: Mirënjohje e thellë për bashkëpunimin që kemi pasur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të demokratit Tomor Dosti. Ai shkruan se ka një mirënjohje të thellë për bashkëpunimin që ka pasur me të ndjerin, teksa i shpreh ngushëllime familjes së tij. “Nderim për Tomor Dostin. Të dashur miq, Tomor Dosti mbylli sytë përgjithmonë. Pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara të Shqipërisë, bir i Hasan Dostit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Kryetarit të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Mukjes dhe drejtues kryesor i Ballit Kombëtar. Tomor Dosti që nga fëmijëria e tij përjetoi kalvarin e egër të luftës së klasave, përsekutimin, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Tomori mbështeti që në fillim përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit....
Burimi:
top-channel.tv