Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Ndalimi i Tik Tok, Rama: Nuk do e shtyjmë bllokimin më shumë se 1 vit, jemi të kënaqur me rezultatin
“Ndalimi i Tik Tok nuk do të zgjasë më shumë se 1 vit”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për median ndërkombëtare “Politico”. Në artikull, shkruhet se Rama e sheh rezultatin deri më tani si të kënaqshëm lidhur me bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe platformës, për mbrotjen e të miturve. “Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritet dhe shpresoj që në javët ose muajit në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç premtuam”, tha ai. Mirëkuptimi nga TikTok, Rama cilëson se u ndje i impresionuar nga qëndrimi i platformës, pasi priste kundërshtime. “Sepse në fillim, ishte normale të mendoje se ata do të na luftonin ne, do të na bullizonin. I takova vet dhe realisht u impresionova nga qëndrimi...