Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Narkoqeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore’, Berisha: Hidrovori në Porto Romano nuk funksionon
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë se nuk po shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Në një konferencë për gazetarët, Berisha theksoi se dhjetëra mijëra qytetarë kanë banesat dhe bizneset e përmbytura, ndërsa jeta e tyre është në rrezik. “Narko qeveria është në narkozë të plotë, jashtë çdo lloj imagjinate, çdo lloj standardi që në kushte ku mijëra banesa, mijëra qytetarë kanë shtëpitë të përmbytura, biznese, jetën të kërcënuar, qeveria, narkoqevria nuk shpalli gjenden e fatkeqësisë natyrore që detyron shtetin të aktivizoje burimet për të nxjerrë banoret”, tha ai. Ai u ndal edhe tek situata dramatike në Durrës, ku theksoi se ajo që e favorizoi përmbytjen është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëvë, atij të Porto Romanos...