Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

Qeveria ka vendosur të ngrejë Bordin e Transparencës pasi çmimi i naftës në treg arriti në 214 lekë. Gjatë një analize të situatës së fundit në treg, si dhe ndikimit të zhvillimeve të konflikit në Lindjen e Mesme, Këshilli i Ministrave do të ndërmarrë masa konkrete për stabilizimin e çmimeve. Në këtë kuadër, qeveria do të ngrejë Bordin e Transparencës, një mekanizëm që do të miratohet me vendim të Këshilli i Ministrave, me synim kontrollin dhe monitorimin e çmimeve të karburanteve në vend. Paralelisht, është vendosur ndërhyrja në nivelin e akcizës, e cila do të reduktohet në 20%, si një masë që synon lehtësimin e barrës për qytetarët dhe reflektimin e drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve. Gjithashtu, janë përcaktuar marzhet e fitimit për operatorët e...