“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”- Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS, thasët me…

“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”- Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS, thasët me…

Një hetim i nisur nga autoritetet gjermane dhe i finalizuar nga SPAK ka ekspozuar rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës të drejtuar nga anëtarë të grupit të Niklës, me në qendër djalin e ish-deputetit socialist, Rexhep Rraja. Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne. “Jam në skaner,” shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp. Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi sërish: “Po bëjnë kontroll fizik, Ka dalë me njollë”. Mesazhet u shpërndanë menjëherë në rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizatorët dhe pronarët e drogës prisnin me padurim që...