Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha pas kërkesës së Spiropalit për mbledhjen e grupit të PS: Ish-ministrja kërkon qiqra në hell
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka komentuar replikat e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit në lidhje me mungesën e deputetes në votimin për Belinda Ballukun. Berisha tha se Elisa Spiropali kërkon debat të hapur në “shpellën e mafies”, duke iu referuar deklaratës së Spiropalit e cila iu drejtua Ballës duke i thënë se nëse duhet konsultim për të marrë vendim për mungesën e saj, atëherë le të mbledhë sa më parë grupin e PS. “Elisa kërkon qira në hell. Kërkon në shpellën e mafies debat të hapur. Pra kjo është shprehja më e butë që mund të përdorja për kërkesat e Elisës. Kërkon debat të hapur dhe ia kërkon Taos”, ka deklaruar Sali Berisha. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv