Muka: PD e pafuqishme, shpresa tek ngritja e një forme të re opozitare

Muka: PD e pafuqishme, shpresa tek ngritja e një forme të re opozitare

Gazetari Klevi Muka tha se në këtë fazë PD-ja ka qenë e pafuqishme për të kapitalizuar situatën në frymë politike dhe nuk ka asnjë pushtet tjetër që të rrezikojë qeverinë aktuale. I ftuar në studion e QUO VADIS, Muka thekson se situata ka bërë të vështirë, për mos të thënë të pamundur, veprimin opozitar. Ai shpreson që të ngrihet një formë e re që të fuqizojë opozitën dhe të sjellë një balancë më të madhe në skenën politike. “Ka pasur protesta të përditshme nga çdo parti të vogël. Më pas u aktivizua PD. Në këtë fazë që jemi, jemi në fazën e ruajtjes së monopolistit të opozitës. Partia Demokratike deri tani ka qenë e pafuqishme për ta kapitalizuar në frymë. Këtu nuk ka asnjë pushtet...