“Mos u shtirni si të ardhur nga galaktika X”, Boçi ironizon qeverinë: Mazhoranca po manipulon çështjen e mësuesve për..
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po përpiqet të përvetësojë një iniciativë ligjore të propozuar nga opozita lidhur me çështjet e arsimit. Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Boçi tha se problemi që prek mijëra mësues është krijuar nga vetë qeveria përmes ligjit për arsimin e lartë dhe vendimeve të saj, ndërsa shtoi se iniciativa për zgjidhjen e tij është ngritur nga deputetja Ina Zhupa në bashkëpunim me sindikatat. Sipas tij, mazhoranca po tenton ta paraqesë këtë propozim si të sajin, ndërsa kritikoi edhe presionet ndaj mësuesve në periudha zgjedhore. Luçiano Boçi: 7 marsi, siç ka gjoja koincidencë dhe sjellja e këtij propozimi me 7 marsin e sivjetshëm. Për një moment më duket sikur jeni senatorë apo ish-ministra, ministra...
Burimi:
sot.com.al