Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Mos u bëni Ediotë të dobishëm me zor: Nuk u arrestua Maduro, u arrestua regjimi!
Nga Luçiano Boçi Në debatin publik po bëhet një përpjekje e qëllimshme për të banalizuar një zhvillim me peshë politike dhe historike. Arrestimi i Nicolas Maduros po paraqitet nga scribët e pushtetit si një akt simbolik ndaj një individi të shpallur non grata, ose si rezultat i interesave amerikane për naftën e Venezuelës. Frika ka dhe këtë formë në fakt. Të dyja këto shpjegime janë të rreme dhe njëherazi qesharake. Dhe të dyja shërbejnë për të fshehur thelbin e arrestit që dhe vetë ata e dinë shumë mirë, që nuk po goditet një emër, po goditet një regjim. Po të ishte thjesht çështje non grata, do të flisnim për izolim diplomatik, për sanksione personale, për kufizime udhëtimi dhe presion politik. Jo për arrestim. Non grata...