‘Modeli i oligarkisë së Berishës nuk është zhbërë’, Lapaj: Blenë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër…

‘Modeli i oligarkisë së Berishës nuk është zhbërë’, Lapaj: Blenë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër…

Adriatik Lapaj zhvilloi sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ku po qëndron prej 27 ditësh ditësh dhe netësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë.   Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, akuzoi kreun e qeverisë për infektimin e shtetit me korrupsion dhe vjedhjen e taksave të qytetarëve, duke përmendur veçanërisht zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë.  “Erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Berishës, por nuk është zhbërë…jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë. A ja dha populli 83 mandate që ta vjedhë? Ato mandate kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata na vjedhin. Ju këtu jeni njerëz të lirë, shqiptarët janë njerëz që meritojnë të...