Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike
“Reforma në drejtësi ka dështuar, ajo ndodhet në vdekje klinike”, kështu është shprehur analisti Skënder Minxhozi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ndërsa komentoi reformën në drejtësi. Minxhozi është shprehur kritik, duke thënë se tashmë dosjet e prapambetura në sistemin gjyqësor kanë kaluar 200 mijë, institucionet e reformes nuk po e kryejne funksionin e tyre dhe se dukshëm ka ardhur koha për ndryshime të aparatit ligjor të reformës. “Kur thashë që ka ardhur koha për disa ndryshime mendoj se ky proces duhet të ketë një reflektim më të thellë sesa ai që po bëhet këto orë dhe që prek vetëm çeshtjen Balluku. KED është në gjumë, ILD nuk heton as dosjet për të cilat ka pasur vendime të Gjykatës së Strasburgut që i...
Burimi:
ntv.al