Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali është dekoruar zyrtarisht këtë të enjte me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“ nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kiev. Kjo është një nga dekoratat më të larta të shtetit ukrainas. “E pranoj këtë nderim më përulësi dhe me ndjenjën e thellë se ai nuk i përket vetëm një personi, por qëndrimit të Shqipërisë dhe të çdo europiani që zgjedh të qëndrojë në anën e lirisë. Ukraina sot nuk po mbron vetëm tokën e saj. Ajo po mbron ndërgjegjen e Europës. Në qytetet e saj të bombarduara, në rezistencën e popullit të saj, po shkruhet nëse kontinenti ynë do të jetojë në paqe dhe të drejtë, apo nën frikë dhe forcë. Ky urdhër mban emrin e Princeshës...