Ministria e Infrastrukturës: Nuk ka asnje penalizim për Shqipërinë në sektorin e energjisë

Ministria e Infrastrukturës: Nuk ka asnje penalizim për Shqipërinë në sektorin e energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për dezinformimin keqdashës dhe lajmet tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjitik. Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë. Çdo pretendim në këtë drejtim është një sajim i pastër mediatik. Diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar posaçërisht për të asistuar vendet jo-anëtare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik në linjë me standardet e vendeve te BE. Shqipëria, është një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, vlerësim i reflektuar qartë në raportet...