Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpallur vitin 2026 si vitin e rinisjes së industrisë ushtarake shqiptare, duke prezantuar një program të gjerë prodhimi dhe investimesh. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ai theksoi se rritja e buxhetit të mbrojtjes po përkthehet jo vetëm në forcim të kapaciteteve ushtarake, por edhe në zhvillim ekonomik dhe inovacion. Sipas tij, në muajin prill nis prodhimi i dronëve taktikë, ndërsa në maj do të prodhohen uniformat për ushtrinë dhe Policinë e Shtetit. Po në maj hapet edhe Shkolla e Aviacionit, me dy helikopterë trajnues të porositur, ndërsa në qershor pritet dalja e mjeteve të emergjencave dhe transportit në bashkëpunim me kompaninë Ray Metal. Programi do të vijojë deri në dhjetor me prodhimin e sistemeve antidronë, ngritjen...