Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia marrin një hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes tre shteteve. Në postim, Vengu shkruan se shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluar një takim, ku u theksua bashkëpunimi ushtarak, ndërveprueshmëria dhe gatishmëria operacionale. Shqipëria ka arritur një marrëveshje trilaterale me Kosovën dhe Kroacinë për bashkëpunim ushtarak dhe stërvitor. Marrëveshja nuk ka për qëllim kundërshtimin e ndonjë vendi dhe, në veçanti, nuk është kundër Serbisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është stërvitja e përbashkët, shkëmbimin e eksperiencës dhe koordinimin mes forcave të armatosura, duke rritur gatishmërinë për situata emergjente, kriza humanitare dhe fatkeqësi natyrore. Më 26 janar, ministri Vengu, deklaroi se Shqipëria mirëpret edhe vende të tjera...