Ministri Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Mjerim i madh e pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës. Ministri dënon ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke theksuar se përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme ndaj efektivëve që ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë është i papranueshëm. “Sulmet ndaj uniformës së shtetit janë të patolerueshme,” u shpreh ministri, duke shtuar se Policia e Shtetit ishte në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të miturve në akte dhune, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë manipulimi dhe shfrytëzimi. Sipas tij, përdorimi i fëmijëve për të ndezur molotovë apo për të hedhur fishekzjarre...
Burimi:
vizionplus.tv