Ministri i ri i Mbrojtjes: Nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme, nuk është thjesht…

Ministri i ri i Mbrojtjes: Nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme, nuk është thjesht…

Pas votimit në Kuvend të ndryshimeve në kabinetin qeveritar këtë të enjte, vjen reagimi i parë i ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufit. Përmes një postimi në instagram, Nufi shprehet se kjo detyrë e re është jo vetëm një nder, por edhe përgjegjësi e madhe për të. “Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri. Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.Ministria e Mbrojtjes nuk është thjesht një institucion shtetëror. Ajo është vendi ku përditë merr formë atdhedashuria, përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të vendit....