Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, me rastin e festimit të Ditës së Verës, ku u zhvilluan aktivitete kulturore dhe edukative me pjesëmarrjen e të rinjve të institucionit. Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me aktivitetet që zhvillohen në institut dhe theksoi rëndësinë e programeve të rehabilitimit, arsimit dhe formimit profesional për të rinjtë që ndodhen në konflikt me ligjin. Në fjalën e tij, ai nënvizoi se drejtësia për të miturit duhet të shkojë përtej ndëshkimit dhe të krijojë mundësi reale për rikthimin e tyre në shoqëri. “Një shoqëri e fortë nuk është ajo që vetëm ndëshkon gabimet, por ajo që krijon mundësinë që një i ri të ngrihet përsëri dhe të ndërtojë një rrugë...