Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha drejtoi ditën e sotme një takim të shtabit të posaçëm të ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me ekipin drejtues dhe Ambasadorët e Shqipërisë në Lindjen e Mesme, të cilët po ndjekin në mënyrë të pandërprerë çdo zhvillim në rajon. Hoxha theksoi se siguria dhe mirëqenia e shtetasve shqiptarë mbeten përparësi absolute. “Në ditën e parë të punës, dosja e parë në tovolinën time: përditësimi me situatën e sigurisë në vendet e Lindjes së Mesme, si pasojë e përshkallëzimit ushtarak në rajon, dhe në veçanti, analizimi i detajuar i problematikave dhe nevojave të qytetarëve shqiptarë, rezidentë apo me qëndrim të përkohshëm në këto vende. Shtabi i posaçëm i ngritur në Ministrinë për Evropën...