Ministri Hoxha bisedë telefonike me homologun grek, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha përmes një postimi në “X” ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, George Gerapetritis.Hoxha ka ndarë detaje nga biseda e tyre teksa thekson se rikonfirmuan angazhimin e tyre për të avancuar marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ministri gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Greqisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Sot zhvillova një bisedë të parë telefonike, miqësore dhe të orientuar drejt së ardhmes, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, z. George Gerapetritis. Rikonfirmuam angazhimin tonë për të avancuar marrëdhëniet shqiptaro-greke në një frymë konstruktive, të mbështetur në partneritetin strategjik si aleatë në NATO dhe një perspektivë të përbashkët evropiane. Ky shkëmbim ishte...
Burimi:
sot.com.al