‘Minimumi jetik e drejtë kushtetuese, jo lëmoshë’/ Spahia: Qeveria rrit çmimet, injoron nevojat e qytetarëve
Në një takim të Partisë Demokratike me Departamentin e Çështjeve Sociale, deputeti Bardh Spahia deklaroi se situata sociale në Shqipëri është “mjaft e vështirë” dhe se politikat e qeverisë nuk kanë përmirësuar jetën e qytetarëve gjatë 12 viteve të fundit. Sipas Spahisë, varfëria relative mbetet në 40% të popullsisë, një nivel i njëjtë si 20 vite më parë, ndërsa rreziku për përjashtim social është 43.4%, mbi dyfishin e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Ai shtoi se intensiteti i ulët i punës është 34.7%, ndërsa gati gjysma e të punësuarve marrin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare. Deputeti kritikoi gjithashtu sistemin e pensioneve, duke theksuar se vlera reale e tyre ka rënë 12.7% në dekadën e fundit dhe se indeksimi i përvitshëm nuk mjafton për...
Burimi:
syri.net