Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë
Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se argumentet që prezanton SHBA dhe Izraeli për ndërhyrjen në Iran nuk e bindin aspak dhe shtoi se Shqipëria, si aleat i Amerikës, “duhet ta shohë të vërtetën në sy”. “Nëqoftëse duam të jemi të sinqertë, të hapur, kjo që po them nuk është se është një mendim personal, por flas edhe për një mendim të specializuar të qendrave më të njohura ndërkombëtare të studimit të politikës dhe të konflikteve. Ne duhet t’i shikojmë gjërat me shumë realizëm dhe të mos fshihemi prapa fakteve. Ne shqiptarët, që jemi aleatët më besnikë dhe më proamerikanë, duhet të bëjmë dhe analiza objektive dhe t’i shohim të vërtetat në...
Burimi:
javanews.al