Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka bërë një analizë të thelluar të zhvillimeve më të fundit gjeopolitike, duke u fokusuar te projekt-statuti i shumëdiskutuar për “Bordin e Paqes”. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Milo hodhi dritë mbi prapaskenat e kësaj nisme, duke e cilësuar atë si një lëvizje strategjike të Shteteve të Bashkuara për të rikonfirmuar hegjemoninë e tyre në një rend botëror që po ndryshon me shpejtësi. Mungesa e Gazës dhe “mini-karta” e re Sipas Milos, i cili konfirmoi se e ka parë projekt-statutin që qarkullon, bie në sy një detaj: mungesa e përmendjes së Gazës, e cila është edhe shkaku kryesor i nismës. “Sebepi është Gaza. Janë gati 13 nene të projekt-statutit dhe nuk përmendet Gaza me emër, por ka fjalë...
Burimi:
javanews.al