Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë ‘Eco-Elb’. Këshilltarja opozitare, Çopja: Të ndalohen pagesat!
Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi kontratën e re me shoqërinë e menaxhimit të mbetjeve “Eco-Elb”, vetëm me votat e maxhorancës dhe nën kundërshtitë e forta të këshilltarëve opozitarë. Kontrata e re një-vjeçare parashikon sërish që Bashkia e Elbasanit do të paguajë tarifën 2600 lekë për depozitimin e çdo toni mbeturina në landfill, ndërkohë që kompania publike “Eco-Elb” nuk ka kryer thuajse asnjëherë incenerimin e mbetjeve, pasi impianti i djegies së tyre (inceneratori) është tërësisht jo-funksional. Prej vitit 2022, kur kompania “Eco-Elb” mori në dorëzimin landfillin dhe inceneratorin skarco të Elbasanit nga shoqëria koncesionare “Albtek Energy”, bashkia e Elbasanit dhe gjashtë bashkitë e tjera të qarkut kanë paguar tarifën 2600 lekë për ton, në të cilën përfshihej depozitimi, përpunimi dhe incenerimi i...
Burimi:
syri.net