Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një urim për Krishtlindje për të gjithë besimtarët e krishterë dhe popullin shqiptar. Në mesazhin e tij, Meta thekson se Lindja e Krishtit simbolizon shpresën, dritën dhe besimin se e mira triumfon edhe në kohët më të vështira. Ai uron paqe në shpirt, dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet, dhembshuri, drejtësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit. Meta shpreh gjithashtu besimin se Krishtlindja e ardhshme do të festohet nga të gjithë shqiptarët në liri, dinjitet dhe me shpresë të re për ditë më të mira.