‘Meta u rrëmbye si Aldo Moro’, Blushi: U urdhërua nga Rama në bashkëpunim me Agasin, SPAK ta hetojë

‘Meta u rrëmbye si Aldo Moro’, Blushi: U urdhërua nga Rama në bashkëpunim me Agasin, SPAK ta hetojë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi që SPAK të marrë në dorë kallëzimin e bërë prej tyre për arrestimin e ish presidentit Ilir Meta në tetor të vitit 2024, duke e cilësuar si rrëmbim mafioz dhe terrorist. Në një konferencë për media, Blushi theksoi se kanë kaluar 18 muaj nga rrëmbimi i tij dhe autoritetet e drejtësisë nuk kanë vepruar. Sipas tij, arrestimi i ish Presidentit u urdhërua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ‘aksionin’ e ndërmorën persona “të përzgjedhur personalisht nga Ergys Agasi dhe Ilir Proda”. “Kanë kaluar rreth 18 muaj nga rrëmbimi mafioz i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, dhe ende nuk është zhvilluar asnjë hetim, as administrativ e as gjyqësor për zbardhjen e këtij krimi shtetëror të...