Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar këtë të mërkurë, më 18 mars, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për të dërguar dosjen e tij për gjykim me themel. Meta e ka konsideruar këtë vendim si “drejtësi me regji”. Por po ashtu shprehet me ironi, se gjykimi i gjyqtares Irena Gjoka, kishte një “risi” pasi vendosi kalimin e çështjes për gjykim, pavarësisht se kishte konsideruar mungesë provash dhe hetim të paplotë nga ana e prokurorëve të SPAK-ut. “Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të...