Meta: Për një dekadë Rama ka drejtuar jo vetëm qeverinëpor ka ndikuar dhe në opozitë

Meta: Për një dekadë Rama ka drejtuar jo vetëm qeverinëpor ka ndikuar dhe në opozitë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se tezat dhe strategjitë politike të kryeministrit Edi Rama nuk mund të çojnë në bashkimin e opozitës, duke e akuzuar atë për kontroll të pushtetit dhe përpjekje për ta mbajtur opozitën të përçarë. Në një reagim të gjatë publik, Meta u shpreh se për gati një dekadë Edi Rama ka drejtuar jo vetëm qeverinë dhe institucionet, por sipas tij ka ndikuar edhe në drejtimin e opozitës, përmes korruptimit të lidershipit opozitar dhe pazareve politike. Ai theksoi se dobësia dhe mungesa e guximit politik të disa drejtuesve opozitarë ka ndihmuar Ramën të konsolidojë pushtetin. Duke iu referuar Reformës Territoriale, Meta deklaroi se ajo u miratua pa konsensus, edhe në kohën kur mazhoranca nuk kishte votat e nevojshme,...