‘Mësuesit shqiptarë, më të keqpaguarit në Europë’, Xhixho: 1 mijë punonjës të arsimit preken nga VKM e qeverisë

‘Mësuesit shqiptarë, më të keqpaguarit në Europë’, Xhixho: 1 mijë punonjës të arsimit preken nga VKM e qeverisë

Zvpresidentja e PL, Erisa Xhixho, në një deklaratë për media theksoi se situata e mësuesve shqiptarë është sot alarmante dhe e papranueshme.  “Sikur të mos mjaftonte fakti që mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë, ata po përballen edhe me mashtrime institucionale,” tha Xhixho. Ajo nënvizoi se vendimi për rritjen historike të pagave, i premtuar nga kryeministri në qershor të vitit 2024, në fakt ka sjellë ulje reale për mbi 11 mijë mësues, duke cenuar të drejtat e tyre të fituara dhe duke krijuar trajtim të padrejtë dhe diskriminues mes punonjësve të arsimit. Xhixho theksoi se ky vendim ka goditur mësuesit në të gjitha nivelet: nga arsimtarët e arsimit fillor e deri tek ata me kualifikime të avancuara, duke shkaktuar pasiguri ligjore...