Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Merrni pjesë!”/ PD mesazh për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK
Të hënën më 5 janar njoftohet se do të mbahet tubimi i radhës në orën 18:00 para Kryeministrisë. Gjithashtu në mesazhin e PD drejtuar strukturave njoftohet se të hënë kreu i PD Sali Berisha do të jetë në SPAK. Ajo çfarë bie në sy është fakti se për herë të parë Partia Demokratike nuk e quan më “SKAP”, Prokurorinë e Posaçme siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë edhe nga vetë kreu i PD. Mesazhi i plotë: Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat. Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë. Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK. Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen