Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar fjalën e Ramës në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, ku akuzoi SPAK-un, e cilësoi atë një akt force të kryeministrit, duke shtuar se ky institucion ndodhet në një moment dobësie. “Është një raport që do të përgatitet në prill dhe ndoshta kjo çështje mund të prekë cilësinë e atij raporti dhe në këto dy vendimet e fundit kanë qenë gjermanët që kanë qenë refuzues dhe gjermanët janë më të fokusuarit te heqja e imunitetit të zonjës Balluku. Bëhet fjalë për heqjen e imunitetit për arrest, sepse me kuadrin tonë ligjor nuk ka imunitet për hetimin, sepse siç thotë Rama ne me konsensus e kemi hequr imunitetin, ndërkohë që...