‘Mendon se Shqipëria është e tij’, Patronazhistët grisin pankartat në takimin e Ramës, të rinjtë: Turp, a kemi fjalë të lirë
Një tjetër rast skandaloz është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama, ku disa të rinj janë përballur me ndërhyrje nga patronazhistët, të cilët nga pamjet e siguruara vërehet se i kanë grisur pankartat dhe janë përpjekur t’i largojnë nga zona e aktivitetit. Në videon e siguruar nga Syri TV, një vajzë shfaqet në gjendje të rënduar emocionale, teksa dëgjohet duke thënë mes lotësh: “Turp, nuk ju thashë asgjë dhe erdhët më grisët pankartën”. Ajo dëgjohet gjithashtu në debat me personat e përfshirë, duke u shprehur: “Ku është fjala e lirë këtu? A kemi fjalë të lirë?” Në pamjet filmike shihen disa persona të paidentifikuar që tentojnë të shtyjnë dhe largojnë të rinjtë nga takimi i Ramës, ndërsa këta të fundit kundërshtojnë largimin dhe mbrojnë...
Burimi:
syri.net