Mediu: Takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut për reforma dhe zhvillim strategjik

Mediu: Takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut për reforma dhe zhvillim strategjik

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) që po zhvillohet në Zagreb, një delegacion i përbashkët i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Sali Berisha, dhe i Partisë Republikane, i udhëhequr nga Fatmir Mediu, zhvilloi takime të rëndësishme me drejtues të lartë ndërkombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bëri të ditur se së bashku me kryetarin e PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, deputeten Albana Vokshi, deputetin Belind Këlliçi, Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Ceno, dhe nënkryetarin e PR-së, Sention Zotaj, zhvilluan një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Sipas Mediut, në fokus të bisedimeve ishte rëndësia e garantimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe nevoja për përshpejtimin e...