Mediu: Kosova ishte e para që krijoi partneritet me NATO, sot po përballet me një sulm të organizuar nga Vuçiç dhe Rusia
Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu duke folur në parlament, ka kërkuar që parlamenti i Shqipërisë të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Sipas tij, Kosova ishte e para që krijoi partneritet me Aleacën e Atlantikut Verior dhe sot është e pavarur, por është nën sulmin e Vuçiçit dhe Rusisë. Reagimi i kreut të PR, Fatmir Mediu: Ish-krerët e UÇK po persekutohen në Hagë! Ata ishin të parët që krijuan partneritetin me NATO-n. Kosova sot është e pavarur, një vend në partneritet me BE, dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sot përballet me sulm të organizuar nga Vuçiç dhe Rusia. Kongresi Amerikan foli qartë nëpërmjet Kongresmenit Keith Self, duke mbështetur fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO, si një shtyllë e rëndësishme për...
Burimi:
syri.net