Mediu akuza Ramës: Hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të papërgjegjshme për çështjet e sigurisë kombëtare dhe përballë zhvillimeve në rajon. Në një reagim publik, Mediu deklaroi se Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vučić po përcaktojnë së bashku të ardhmen e shqiptarëve në Bashkimin Evropian si “vend dhe komb i dorës së dytë”. Sipas tij, Serbia po rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake dhe po armatoset me sisteme ofensive, ndërsa e konsideron Shqipërinë kundërshtare ushtarake, duke pretenduar se marrëveshja mes Kroacia, Shqipëria dhe Kosova është bërë për të sulmuar Serbinë. Mediu kritikoi ashpër qeverinë shqiptare për heshtjen ndaj këtyre zhvillimeve. “Rama dhe Vucic “përcaktojnë së bashku të ardhmen e shqiptatëve në BE si vend dhe komb i dorës së dytë”Vucici...
Burimi:
sot.com.al