‘Media sociale nën dominimin e PS’, BIRN: Sistemi i financimit të fushatave zgjedhore minon pluralizmin politik

‘Media sociale nën dominimin e PS’, BIRN: Sistemi i financimit të fushatave zgjedhore minon pluralizmin politik

Shqipëria vlerësohet se ka një sistem të keq ligjor sa i përket financimit dhe raportimeve të financimit të aktiviteteve politike, përfshirë fushatat zgjedhore, me ndërhyrje të herëpashershme në favor të partive të mëdha dhe në dëm të transparencës, zbulon një studim i BIRN mbi financat e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Më 8 maj 2025, një ditë përpara se të mbante një fjalim në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, Chris La Civita, strategu i Presidentit Donald Trump të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbërriti në Tiranë. Ai bujti në një hotel në qendër të qytetit, përkundrejt një fature prej 273 eurosh për natë, shijoi barin dhe minibarin, si dhe një masazh koke indian për 30 minuta – për një kosto prej 60 eurosh,...