“Më vjen keq vetëm që largimin tim e paralajmëroi Berisha”, Spiropali në Kuvend: Habitem si i doli fjala
Pak minuta përpara se Kuvendi të miratonte ndryshimet në Qeveri, Elisa Spiropali shfrytëzoi një replikë me Belind Këlliçin për të dhënë një mesazh. Teksa fliste pak metra larg vendit ku qëndronte në lozhë, pasardhësi i saj, ish-ambasadori Ferit Hoxha, Spiropali shprehu keqardhje vetëm për faktin se me shkarkimin e saj, i doli fjala kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e kishte paralajmëruar në një nga seancat e fundit të Parlamentit. “Unë nuk flas vetëm anglisht, flas edhe gjuhë tjetër të huaj, por më mirë se shqipen s’flas asnjë gjuhë. Flas shqip, flas troç, kam folur gjithmonë si duhet për dhe me Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë është nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të...
Burimi:
top-channel.tv