‘Më shumë presion dhe kontroll shtetëror’, Zhupa: PS ‘preu në besë’ gazetarët imponoi versionin e saj të Kodit Penal
Ndryshimet e reja ligjore për mediat dhe shpifjen, të miratuara nga mazhoranca socialiste, rrezikojnë të instalojnë një mekanizëm kontrolli shtetëror mbi gazetarët dhe të minojnë pavarësinë e medias. Ky është thelbi i kritikave të ashpra, sipas të cilave mazhoranca ka hedhur poshtë një proces njëvjeçar konsultimi me të gjithë aktorët, të financuar nga Bashkimi Europian, për të kaluar një draft që i shërben vetëm interesave të saj. Sipas deputetes së PD Ina Zhupa që ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, procesi i vërtetë përfshiu një dialog intensiv me mbi 95% të aktorëve mediatikë, shoqatave dhe institucioneve, nga i cili doli një draft i dakordësuar. Ai draft parashikonte vetërregullim për komunitetin e gazetarëve dhe jo regjistrim shtetëror, si dhe fokusohej...
Burimi:
syri.net