“Me porosi të bufit, dolën të gjithë qyqarët duke sharë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju
Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të PD që deri javën e ardhshme të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, do t’i bëjnë ndryshimet pa ta. “Nëse deri javën e ardhme nuk vini për reformën zgjedhore dhe territoriale, nëse nuk vini do bëjmë ndryshimet pa ju. Ne ju ftojmë. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë mes 15 prill dhe 15 majit 2027, ato të përgjithshme janë mes 15 prill dhe 15 majit 2029… ”, tha Balla. Po ashtu kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë çel sot sesionin e dytë të kësaj legjislature, në një moment tejet pozitiv dhe krenarie ne arenën ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila sapo është ftuar të marrë një rol tjetër të...
Burimi:
top-channel.tv